Te hënën do të mbahet edicioni i 24- të i SAG Awards, shkruan Bon Zo
Duke u nisur nga kritikët për stilin, thjeshtësinë dhe ngrohtësinë e vërtetë, Screen Actors Guild Awards® e prezantuar nga SAG-AFTRA, e cila debutoi në vitin 1995, është bërë një nga nderimet më të çmuara të industrisë. Çmimet përqëndrohen në performancat individuale, si dhe në punën e gjithë ansamblit të një serie drame dhe seri komedi. Këto nderime janë thelbësore për shpirtin e Screen Actors Guild Awards sepse ata e njohin atë që të gjithë aktorët e dinë – se aktrimi është art bashkëpunues.
Screen Actors Guild Awards janë gjithashtu unike në madhësinë e trupit të tij të votimit. Dy panele të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme prej 2,500 anëtarësh secila nga të gjithë vendin zgjedhin kandidatët për televizion dhe film. Të gjithë anëtarët aktivë të SAG-AFTRA në Shtetet e Bashkuara – më shumë se 121,000 anëtarë – marrin informacion të votimit për të zgjedhur performancat e jashtëzakonshme të vitit.
Historikisht, SAG Awards më së miri ka parashikur kandidatët e mundshëm të Oscar.
Këtu mund të shifni të gjitha nominimet./bonzo.info/