Të studiosh jashtë shtetit ka shumë përparësi. Mundësia për të mësuar gjuhë të huaj, për të përmisuar njohëritë profesionale si dhe sigurimi i një karriere.
Por gjithsesi shumë student hezitojnë të fillojnë këtë eksperiencë, dhe përqindja e studentëve që vendosin të shkojnë jashtë shtetit është shumë e ulët.
Për të gjithë studentët që janë skeptik Bon Zo ju sjell disa arsye se pse duhet të studijoni jashtë shtetit.
Përvetësimi i një gjuhe të huaj
Kërkesat e bizneseve, insttitucioneve çdo ditë më shumë janë që të posa diplomuarit të njohën sa më shumë gjuhë. Në qoftë se vendosni të studijoni jashtë vendin, mësimi i gjuhës është i domosdoshëm për të komunikuar. Mundësi e shkëlqyer të përvetësoni një gjuhë.
Mundësi për punësim
Hulumtimet kanë treguar shumica e situatave kur punëdhënësit duhet të pranojnë një punëtor ata kanë pranuar kandidatë që ka studiuar jashtë vendit.
Aftësitë komunikuese
Studimi jashtë vendit nuk është vetëm për të mësuar gjuhë të re,por edhe një mundësi e shkëlqyer për të përmirësuar aftësitë komunikuese në përgjithësi. Duke u bërë pjesë e jetës së përditshme me të gjithë ata që ju rrethojnë, studentët përmirësojnë komunikimin gjuhësor. Kjo përvojë është e shkëlqyer për studentët për të mësuar si të komunikojnë me kultura të ndryshme.
Rrjet i gjërë shoqëror
Ata që studiojnë jashtë vendit kanë mundësi të veçantë që të njihen me student nga vendet tjera. Shumica prej studenteve krijojnë shoqëri internacionale që zgjasin gjatë gjithë jetës, kështu studentët krijojnë mundësi që mund të ndihmojnë në karrieren e tyre profesionale.
Socializim shoqëror
Shumica nga studentët studimet e tyre I kalojne me njerëz që i njohin gjatë gjith jetës. Por,përderisa ata studijojnë jashtë vendit ata pothuajse nuk njohin askënd atje dhe patjetër të krijojnë shoqëri të reja. Kjo aftësi është shumë speciale sepse do të vijë koha kur duhet të i nënshtrohen tregut dhe të lidhen me njerëz dhe kolegë
Në qoftë se jeni maturant rishikoni edh njëherë mundësitë për studime./bonzo.info/