Temperaturat e ulëta në Kinë me – 10 gradë celsius kanë shëndruar sipërfaqet ujore në spektakël akujsh.
Ujëvarat e Changzisë, është shëndruar në blloqe të trasha akulli dhe grupe të mrekullueshme stalaktitesh. ,Zona e prekur llogaritet të ketë një gjatësi prej më shumë se 200 metrash, e cila është shëndruar në pamje të mrekullueshme, shkruan Top Channel në webfaqen e tyre zyrtare, transmeton Bon Zo.
Pamjet filmike të realizuara nga ajri tregojnë se si edhe pjesë të tëra të Lumit të Verdhë kinez janë kthyer gjithashtu në akull. Shtresa e tij shtrihet për gati 10 km, siç sqarojnë zyrtarët vendas. Fenomeni është më i dukshëm në zonën e Hukout, ku lumi vjen duke u ngushtuar.
Autoritetet lokale janë vënë në gjendje gadishmërie për çdo situatë emergjence dhe kanë organizuar grupe të ndryshme në terren për të inspektuar sektorët problematikë të lumit e për t’u siguruar se do të jenë në gjendje të ndërhyjnë menjëherë në rast se kjo do të jetë e nevojshme./bonzo.info/