Zyrtare: Milani mbret i transferimeve në Itali, ja sa …..

Zyrtare: Milani mbret i transferimeve në Itali, ja sa …..

Klubi italian Milan, ka shpenzuar 203 milionë euro në afatin kalimtar të verës së kaluar, duke u bërë klubi me shpenzimet më të mëdha në Itali në afatin e transferimeve.

UEFA ka lëshuar vlerësimin e saj vjetor për gjendjen e futbollit dhe vë në dukje se shpenzimet e transferimit arritën në 5.6 miliardë euro në verën e vitit 2017, një rekord i ri.

Në total, 80 për qind e këtyre shpenzimeve erdhën nga pesë ligat më të mëdha të kontinentit: Spanja, Anglia, Italia, Gjermania dhe Franca.Ndërsa, klubet nga Serie A shpenzuan 867 milionë.Kjo i bëri klubet italiane të radhiten në vendin e dytë sa i përket shpenzimeve neto më të larta në Evropë, pas Premier Leagues, ku klubet nga ky shtet shpenzuan 1.7 miliardë euro në total.

Një pjesë e madhe e shpenzimeve në Itali erdhi nga Milani, ku UEFA raportoi se kuqezinjtë shpenzuan 235 milionë euro gjatë verës.Milani gjatë verës transferoj Leonardo Bonucci, Lucas Biglia dhe Nikola Kaliniç, si dhe disa lojtarë të tjerë.Ndërsa kjo i vë ata në vendin e tretë sa i përket shpenzimeve në afatin kalimtar të transferimeve pas Manchester City me 249 milionë euro dhe PSG me 418 milionë euro.

UEFA raporton se Milani këtë verë shpenzoi 203 milionë euro.Ndërkohë që Juventusi ishte në top 10 klubet në transferime sa i përket shpenzimeve. /orainfo.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *