Harrojeni armiqësinë, Tuna dhe Dafina më bashkë se kurrë!

Harrojeni armiqësinë, Tuna dhe Dafina më bashkë se kurrë!

Ishin mike shumë të mira, madje gjithçka e vërtetuan me këngën ‘Vibe’, bashkëpunim i cili erdhi mjaft bujshëm, së bashku me reperin 2po2. E ndërsa gjithçka dukej se po shkonte më së miri, Tuna dhe Dafina u shndërruan krejt papritur në dy rivale të përbetuara mes personazhesh shqiptare. Arsyet që qarkulluan në lajmet e portaleve ishin nga më të ndryshmet, e situata zgjati për disa vite.

Por, me publikimin e këngës së fundit, Tuna tregoi suport ndaj Dafinës në rrjetet sociale, e kjo i bëri të gjithë të mendojnë: mos vallë vajzat janë pajtuar? Çdo dyshim i kësaj natyre është shuar pak orë më parë, kur Dafina publikoi një foto në My Story. Me Tunën përkrah, Duffye shkruan: “Nuk mund të ulesh me ne”, një shprehje tipike e përdorur mes mikesh të ngushta. Edhe pse e rrallë, duket se rivaliteti mes këngëtareve ka mbaruar. Të dyja vajzat gjenden aktualisht në New York, vend ku Tuna po kalon disa kohë së bashku me Patrisin dhe Tianin e vogël.

Tashmë, mbetet për t’u parë se si do të shkojë marrëdhënia Tuna-Nora, krisja e miqësisë të së cilave nuk është ndrequr ende. E si për të mos mjaftuar, janë edhe kunata…! /bordo.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *