Bëjeni vetë sirupin kundër kollës

Bëjeni vetë sirupin kundër kollës

Në vend se të bleni sirupe dhe barna të ndryshme për kollën, ne ju sugjerojmë një recetë krejtësisht natyrale pa asnjë efekt negativ dhe shumë efektive.

Kjo kurë për kollën është aq natyrale dhe e padëmshme sa preferohet për të gjithë anëtarët e familjes, përfshirë edhe fëmijët.

Përbërësit:

Mjaltë organik

Rrepa të zeza

Përgatitja:

Gërryeni pjesën e brendshme të rrepës së zezë.

Hidhni mjaltin në pjesën e zbrazur (mos harroni se rrepa do të prodhojë lëng vetë, kështu që mos e mbushni brendësinë e rrepës krejtësisht).

Vendoseni rrepën në një enë (tenxhere, gotë ose çkado) mjaft të gjerë.

Lëreni të qëndrojë kështu gjatë natës në temperaturën e dhomës. Në mëngjes, hidheni shurupin në një tigan me kapak.

Meqë kombinimi i mjaltit me rrepë të zezë nuk ka efekte anësore, mund ta përdorni këtë shurup ashtu si e ndjeni veten – sa herë që keni kollitje ose konsumojeni para gjumit./lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *