Mi zall te pyllit vjeshtarak
Dremit liqeri pa kufi,
Ay ndaj fundesh u përflak
Posi me zjarr e me flori.
Posi me flakë u ndes e kroj,
E vetetiti plot magji,
E ylli i ditës perendoj
Në qetësi dhe dashuri
Tashi po shuhet nën mal
Qytet’i ngrysur në zi.
Po ndizen yjet dal-nga-dal
Plot bukuri! Plot fshehtësi!
Në këtë çast perendimor,
Ndaj po me dehen sytë e mi,
Kuptoj si shpirtin vjershëtor
M’a frymezon nja mall i ri.
– Lasgush Poradeci