Sytë tek ‘Oda’/ Ja ç’po ndodh në eventin gjigant për të cilin po flasin të gjithë

Sytë tek ‘Oda’/ Ja ç’po ndodh në eventin gjigant për të cilin po flasin të gjithë

Pritjes i ka ardhur fundi dhe tashmë, mbrëmja gala e shumëpërfolur e titulluar “Oda”, e cilësuar si ngjarja kulturore më e rëndësishme e vitit, ka ngritur siparin.

Në ambientet e Pallatit të Brigadave po mbahet galaja e parë shqiptare që ka në fokus promovimin e vlerave e traditave të të gjitha trevave shqiptare.

Eventi gjigant i organizuar nga “Ami Event” ka bërë bashkë rreth 300 personalitete të artit, sportit, politikës dhe biznesit nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e diaspora, të cilët në vijim të  mbrëmjes pritet të nderohen me çmime të ndryshme për kontributin e tyre në përcjelljen e vlerave, kulturës e traditës shqiptare.

Të ftuarit po shijojnë ushqime e pije tradicionale nga të gjitha trevat si dhe po njihen me punimet artizanale e veshjet popullore të krahinave të ndryshme. Ndërkohë, artistë të famshëm shqiptarë po performojnë disa prej këngëve shqiptare më të bukura të të gjitha kohërave dhe në vijim të mbrëmjes, të ftuarit do të argëtohen me lojra, pjesë humoristike etj.

Gjithashtu, në kuadër të promovimit të turizmit si një prej aseteve më të rëndësishme, gjatë mbrëmjes gala do të dhurohen paketa turistike me destinacione disa nga perlat e trojeve shqiptare, si Dardha, Rugova, Dhërmiu, Thethi, Himara, Valbona etj. /www.xing.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *