Grammy Awards 2018 do të mbahen më 28 janar

Grammy Awards 2018 do të mbahen më 28 janar

Ceremonia e 60-të e çmimeve Grammy do të mbahet më 28 janar 2018, shkruan Bon Zo

Rrjeti CBS do të transmetojë shfaqjen drejtpërdrejt nga Madison Square në New York City. Do të jetë hera e parë që nga viti 2003 që ceremonia do të mbahet jashtë Los Anxhelosit. James Corden do të kthehet si nikoqir.

Ceremonia do të njohë regjistrimet më të mira, kompozimet dhe artistët e vitit , i cili zgjat nga 1 tetori 2016 deri më 30 shtator 2017. Emërimet u shpallën më 28 nëntor 2017. Ceremonia “para-transmetuese” (e quajtur zyrtarisht Premiere Ceremony) do të mbahet në të njëjtën ditë para ceremonisë kryesore.

Shfaqja u zhvendos në janar për të shmangur konkurimin me Lojërat Olimpike Dimërore 2018 në Pyeongchang, siç ishte rasti në 2010 dhe 2014./bonzo.info/

Gjeni se kush është nominuar në secilën prej 84 kategorive, këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *