Minnie Mouse bëhet me yll në Hoollywood Walk of Fame

Minnie Mouse bëhet me yll në Hoollywood Walk of Fame

Miushja më e veçantë në botë sigurisht që është Minnie Mouse, e cila ka mbushur 90 vjet, dhe nga 22 janari do të ketë dhe yllin e saj në Hoollywood Walk of Fame në kategorinë Motion Pictures, tranmeton Bon Zo

Minnie, e dashura e Mickey, gjithmonë e qeshur, pozitive dhe e kuruar në pamjë është bërë frymëzim i shumë koleksioneve.

Në fakt moda e Minnie nisi shumë vonë, në 2012, kur u realizua një sfilatë “Frymëzuar nga Minnie Mouse” në London Fashion Week. Një grup stilistësh të famshëm në atë vit krijuan në mënyrë kreative sollën detajet e saj, topat dhe fjongon. E tradita vijoi vit pas viti, nëpër sfilata dhe kopertina revistash.

Për nder të saj 22 janari u vendos dhe dita botërore e topave ku Minnie sigurisht është mbretëresha. Topat janë një detaj në veshje të dashura gjithmonë. Edhe pse konsiderohen si një fantazi tipike e pranverës apo verës, këtë vit mjaft stilistë që nga Balenciaga, Loewe dhe Emporio Armani e kanë propozuar dhe në koleksionet dimërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *