Rrëfehet Michael Phelps: Kam tentuar disa herë të ……

Rrëfehet Michael Phelps: Kam tentuar disa herë të ……

Ish-notari amerikan Michael Phelps, sportisti me më shumë medalje olimpike (28), nga të cilat 23 të arta, ka deklaruar gjatë një takimi të zhvilluar në Chicago se disa vite më parë, kur ka qenë në depresion, ka tentuar disa herë të vrasë veten. Kjo ngjarje ka ndodhur pas Olimpiadës së vitit 2012, të zhvilluar në Londër. Duke folur në një konferencë të shëndetit mendor të organizuar në Chicago, Phelps ka folur për betejën e gjatë që ka bërë me depresionin, duke inkurajuar të rinjtë që të bëjnë si ai dhe të luftojnë për të dalë nga kriza.

32-vjeçari, tha: “Pas çdo Olimpiade kam rënë në një depresion të madh. Nuk kam dashur që të garoja më, të rikthehesha në pishinë dhe kam tentuar të vetëvritem. Të gjithë mendojnë se fama mund të sigurojë një të ardhme të sigurt, duke qenë njerëz të fortë fizikisht dhe psikolgjikisht, por jemi edhe ne njerëz me ndjenja. Por kam arritur të dal nga kriza dhe të rikthehem në pishinë fitues dhe më pas ia dola të mposhtja gjithçka, sidomos kur krijova familje dhe e pata më të lehtë shkëputjen nga sporti”, u shpreh Phelps. /telesport.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *