Britney Spears me turne në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë

Britney Spears me turne në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë

Për herë të parë dhe të vetme, shfaqja që ka fituar çmim do të vi edhe në Europë për të gjitha ata që nuk kanë pasur mundësi ta ndejkin koncertin në Las Vegas, shkruan Bon Zo

Ylli i popit, Britney Spears në Twitter ka shkruar: “Unë jam shumë e emocionuar të njoftoj se po sjellim turneun #PieceOfMe në qytete të përzgjedhura në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Britani të Madhe!”

Vendet në Mbretërinë e Bashkuar përfshijnë  London’s O2, Manchester Arena, Scarborough, Glasgow dhe Brighton Pride. Turneu, i cili gjithashtu përfshinë edhe Bregun Lindor të SHBA dhe qytetet e përzgjedhura evropiane, synon të kapë pamjen dhe ndjenjën e performancës së Las Vegas dhe është hera e fundit që dikush do të shohë shfaqjen.

Britney ka luajtur së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar në 2016 në iTunes Music Festival të Apple, dhe kjo do të jetë hera e parë që ka vizituar të gjithë vendin me turneun e saj ‘Piece of Me’./bonzo.info/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *