Ky aplikacioni i mesazheve funksionon vetëm kur bateria është nën 5%

Ky aplikacioni i mesazheve funksionon vetëm kur bateria është nën 5%

“Die with me” (Vdis me mua) është aplikacioni i Android-it dhe iPhone-t, i cili funksionon vetëm kur bateria e telefonit është nën 5 përqind.

Themeluesi i këtij aplikacioni është belgu Dries Depoorter.

Përmban vetëm tekst. Duhet të kesh një pseudonim, dhe pranë çdo mesazhi të dërguar ose të marrë tregohet përqindja e mbetur e baterisë.

“U zbavitëm shumë duke e realizuar dhe tashmë shohim njerëz të lumtur që bisedojnë edhe pse bateria është në fund”, thotë Depoorter./indeksonline.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *