Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu është liruar nga padia, pas që ky i fundit ishe akuzuar se e kishe kërcënuar dhe rrahur e këngëtaren kosovare, Anita Latifi.
Ylli turk kishte një marrëdhënie të shkurtër me Latifin në vitin 2014, gjatë së cilës ajo pretendonte se kishte mbet shtatzënë.
Duke pasur parasysh se Calhanoglu ishte martuar në atë kohë, ajo pohoi se ai kishte bërë kërcënime, e poashtu e detyroi atë të ndërpresë shtatzëninë dhe fizikisht e sulmoi atë.
Megjithatë, Gazzetta dello Sport njofton se një gjykatë në Turqi e ka shpallur mesfushorin jo fajtor dhe ka dënuar akuzuesen e tij me 70 orë ndalimi për dëshmi dhe shpifje të rreme. /orainfo.net/