Elton John ka anuluar disa koncertet në SHBA për shkak të një sëmundje të rëndë, shkruan Bon Zo.
Këngëtari i mirënjohur me karrierë të bujshme,50 vjeçare, ka konfirmuar vetë largimi nga skena muzikore. Këtë lajm e ka bërë të ditur Live në kanalin Youtube duke theksuar se prioritet ndryshojnë,“Prioritetet kanë ndryshuar. Kam fëmijë dhe dua të jem pjesë e jetës së tyre”.
Lamtumira e këngëtarit nuk do të jetë e thjeshtë pasi ka vendosur të bëjë jë turne nëpër botë në tre vitet e ardhëshme.
“Goodbye Yellow Brick Road” do të jetë titulli i turneut, i cili nis në Allentown, Pennsylvania.
“Do të jetë një mënyrë për të thënë faleminderit dhe për tu larguar me një “zhurmë”. Një mënyrë për t’i bërë njerëzit të thonë: “Pashë turneun e fundit dhe ishte i mrekullueshëm”, tha Elton nga New York./bonzo.info/