Një film jo i mirëpritur në Indi

Një film jo i mirëpritur në Indi

Filmi më i ri që duhet të shfaqet në Bollywood ka bërë që të shtohet siguria në kinematë transmeton Bon Zo.

Kinematë e disa rajoneve të vendit kanë vendosur të mos e japin filmin debatndjellës “Padmaavat”.

Hindusët ashpër pretendojnë se filmi përmban rrëfenjën e dashurisë së një mbretëreshe të ketij besimi me një monark musliman që nuk është aspak e vërtetë

Kjo shfaqe u vonua dy muaj pasi shumë protestues kanë kërkuar që “Padmaavat” mos të jepet.

Protestuesit janë acaruar më së tepërmi pasi kanë preteduar se ka skena intime në filma, për të cilën regjisori këmbëngul se nuk ekziston. Alauddin Khilji ka ekzistuar vertet, por edhe mbretëresha Rani Padmavati zë një vend të rëndësishëm në letërsinë indiane, provat se ajo është një personazh real historik, janë të pakta.

Emri i Ranit, ashtu si dhe e gjithë linja e filmit besohet të jenë mbështetur në poemen epike me të njëjtin emër të poetit të shekullit te 16-te, Malik Muhammad Jayasi, në të cilën thuhet se Padmavati u vetëflijua për të mbrojtur nderin e saj nga Khikji, që i kishte vrarë bashkëshortin në betejë./bonzo.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *