“Një përqafim i madh për secilin prej jush”, ja “lamtumira” e Messit…

“Një përqafim i madh për secilin prej jush”, ja “lamtumira” e Messit…

Lionel Messi, ylli argjentinas i Barcelonës, ka lënë një status të ndjerë në llogaritë e tij në rrjetet sociale, duke përshëndetur dhe uruar bashkëlojtarët e deridjeshëm, që në merkaton e dimrit u larguan nga Barcelona. I fundit që e bëri këtë ishte patrioti i pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, Javier Mascerano, i cili është prezantuar sot te klubi i ri, në Kinë. Më herët, Arda Turan u rikthye në Stamboll, te İstanbul Başakşehir, ndërsa Rafinha u transferua tek Interi. Ja fjalët e Messit për secilin prej tyre:

“Arda Turan, të uroj fat të mirë në fazën tjetër të jetës tënde, në vendin tënd. Jam i sigurtë se do të jesh mirë.
Rafinha Alcantara, të uroj shumë suksese në Itali. Ne gjithmonë do të të mbajmë në mendje. Edhe për ty, Javier Alejandro Mascherano, pas kaq shumë lojrash dhe momentesh të kaluara së bashku, fjalët nuk mjaftojnë të thonë atë që mendoj. Ti e di që do të më mungosh. Do të jetë e çuditshme të shkoj në dhomat e zhveshjes dhe të mos jesh ulur në anën time. Por, do të shihemi së shpejti me ekipin kombëtar. Një përqafim i madh për secilin prej jush dhe iu uroj gjithë të mirat”! /telesport.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *