Të hiqesh modest është gabim

Të hiqesh modest është gabim

Njerzit arrogantë nuk i don askush, por edhe ata që shtiren sikur janë modest gjithashtu nuk i don askush, transmeton Bon Zo.

Amerikanët kanë gjetur një shprehje “humblebragging” për t’iu referuar atyre personave që pas aparencës modeste në të vërtetë po kamuflojnë sesa shumë e vlerësojnë vetveten.

Një eksperiment i bërë ne universitetin e Harvardit, ka treguar se pothuaj të gjithë përmes intuitës ndiejmë se modestia false lë një përshtypje të keqe.

Hulumtuesit realizuan një eksperiment, ku pjesmarrësve u kërkohej të zgjidhnin cila frazë prodhonte refuzim mes shumë frazave që tregonin sjellje të ndryshme si modesti false, arroganca, ironia…

Zgjedhja ishte unanime dhe i përkiste kategorisë së parë. Gjetja duket si anekdotë, por ka të vërteta të rëndësishme sepse modestia false është një sjellje në të cilën biem të gjithë ndonjëherë. p.sh gjatë një interviste pune kur na pyesin se cili është difekti ynë më i madh. Në këto raste përgjigja perfekte nuk është aspak zgjedhja e duhur./bonzo.info/.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *