Lisi Asllanaj ëshë nga Shkupi dhe rrjedh nga një familje artistësh. Pasionin e tij për muzikën e zhvillon që në moshë shumë të vogëI kur edhe fillon të mësojë instrumente në moshën 5 vjeçare. Sot ai luan në piano, kitarë dhe bas. Karrierën e tij si vokalist e ka filluar duke publikuar “covers” të këngëve të njohura në YouTube bashkë me mamin. Lisi pati një vëmendje shumë të madhe mediatike si pjesëmarrës në spektaklin muzikor The Voice of Albania 6, ku lirisht mund të themi se ishte zbulimi dhe personi i cili tërhoqi vëmendjen e të gjithëve duke na mbajtur puntatë pas puntate të ngulitur para televizionit. Në intervistën për BON ZO, talenti nga Shkupi na tregon më tepër për veten dhe eksperiencat e reja që i përjeton, rrugëtimi i tij në muzikë premton shumë, stili i veçantë, talenti, sinqeriteti dhe përkushtimi janë disa nga atributet që Lisi nuk i kursen kurrë.
1. Çfarë paraqet muzika për ty, Lis?
-Si tradit’ familjare, muzika osht shum sen i madh n’jeten teme, ose nashta ma fer me thonë, muzika osht jeta jeme
⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀
2. Kemi marrë vesh që je pjesë e produksionit të Adrian Gaxhës, mund të na thuash diçka më shumë rreth këtij projekti?
-Ska shum koh që punoj me Adrianin. Për momentin msoj rreth produksionit prej Adrianit, si artist me shum pervoj kom shum me msu prej tij
⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀
3. Me çka tjetër jeni marrë gjatë kësaj kohe?
-Jom pak tip 1-dimenzional, punoj me bendin, jom n’fakulltet për arte audiovizuale, edhe punoj n’produksion n’Brick Records
⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀
4. Cili është mendimi yt për rrymat e reja që kohët e fundit hynë në tregun muzikor shqiptar dhe çfarë mendimi keni për këtë muzikë?
-Nashta osht keq me thon po n’pikpamjen teme muzika n’tregun shqiptar osht thjesht produkt. Nuk ka mo artista që shprehen si artista, fatkeqsisht ka vetem emra edhe ftyra që shiten ma shum edhe ma pak. Artistat që mundohen me bo diqka ma t’bukur nuk kanë mbështetje kurfare prej mediave.
⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀
5. Në cilin zhanër ndjehesh më i sigurt?
-Për rahati instrumental edhe për ndigjim kryesisht funk, por për ndigjim nuk kom limite!
⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀
6. Nga kush merr këshilla karriere?
-Këshilla për karrier miren prej atynve që e kan hec rrugën tonë, si babi jem
⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀
7. Beson në horoskop dhe çfarë shenje je?
-Nuk e di, nuk jom i sigurt asniher me supersticionet, ama definitivisht i kom disa tipare të Demit (Taurus♉)
⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀
8. Cili do ishte bashkëpunimi muzikor ideal?
-Bashkëpunim ideal ish kon me John Mayer ose Brenard Purdie. Jo për material po per eksperiencën qe e kisha fitu tu bashkpunu me kta.
⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀
9. Si e kalon Lisi kohën e lirë?
-Kohen e lire ma s’shumti kto dit e kaloj tu lujt/studiu shah, fakultet edhe produksion.
⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀
10. Çmenduria më e madhe që ke bërë deri më sot?
-Nuk po di qysh me e thon pa i bo shum njerz nervoz, ama ka pas lidhje me alkool edhe disa quad-bikes…
⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀
11. Motoja ose mënyra si e inspiron veten?
-Watch and Learn (Shiko dhe mëso). Krejt pikat e forta t’mia i kom msu prej atynve që dijn ma mirë se unë, unë jom thjesht ktu me perfeksionu qka msoj.
⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀
12. 3 filmat e fundit që ke parë?
-Metropolis, Space Jam, Tropic Thunder. Nuk kqyri shpesh filma
⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀
13. Për gjithë vajzat që shkulin flokët pas Lisit, cili është statusi yt? A të kenë ende shpresa?
-Un prej fundit t’Voice of Albania deri tash jom n’t’njejtën lidhje
⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀
14. Çfarë vlerson më shumë tek vetja dhe për çfarë thoni ndonjeherë më mirë mos ta kisha këtë?
-E vlersoj faktin që kom qef shum me dit, po mshkon shum nerva vetja me faktin qe kaniher mendoj qe di ma shum se di, edhe ajo krion dembeli
⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀
15.Një mesazh për lexuesit e BonZo-së!
-Kisha pas qef lexusit mu nal edhe me mendu sa e vlersojn respektin, edhe pse nuk e japin kur e lypin qaq shpesh.
/bonzo.info/