Alicia Keys pa make up në Grammy Awards

Alicia Keys pa make up në Grammy Awards

Që në 2016 Alicia Keys njoftoi se ajo nuk do të pëdorte make up më.Dy vjet më vonë, Alicia e provoi këtë në natën e Grammy Awards ku u shfaq pa grim, shkruan Bon Zo.

Pavarësisht që nuk grimohet më, Alicia kujdeset për fytyrën e saj dhe atë shumë seriozisht.

Përveç përdorimit të terapisë së akullit për të ‘shtrënguar lëkurën’, Alicia përdor kastraveca për detoksfikim dhe vajra për të pasur lëkurë që shkëlqen.

Dhe si duket kjo rutinë e përkujdesjes është efektive pasi lëkura e saj ka shkëlqyer në Grammy Awards.

Duke shpjeguar vendimin e saj për Lenny Letter në vitin 2016, Alicia zbuloi arsyet prapa vendimit të saj për mos u shminkuar.

“Çdo herë që u largohesha në shtëpi, isha e shqetësuar se di dukem. Po sikur dikush të donte një foto? Po sikur ta dërgonin? Këto ishin mendimet e pasigurta, sipërfaqësore, por të ndershme, Dhe e gjithë kjo, në një mënyrë apo në një tjetër, ishte e bazuar shumë në atë që njerëzit e tjerë mendonin për mua. ”

Alicia Keys kishte vendosur në si lloj fushate për të fuqizuar femrat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *