E ardhmja po vjen: Tatuazhet tani kanë edhe tinguj

E ardhmja po vjen: Tatuazhet tani kanë edhe tinguj

Ky është një tregim për këngëtarën Shakira Angelic e cila është këngëtarja e parë që ka bërë tatuazhin e së ardhmes, tatauzh me tingull.

Shakira ka publikuar një video e cila len pa fjalë. Vala e zërit që kohët e fundit ajo i ka bërë tatuazh në vendin ku zemra është e vendosur, përveç se ajo duket magjike, transformohet në tinguj e një celular. Valët e tingujve të bëra tatoo mund të dëgjohen përmes një aplikacioni celular.

Tani më ju mund të bëni tatuazh këngën tuaj të preferuar, shkruan Bon Zo.

Këngëtarja shpjegoi se fjalët në mesazhin zanor ishin nga gjyshja e saj, e cila ja kishte përgaditur si dhuratë ditëlindjeje disa dit para se të vdiste.

Kjo magji prodhohet falë punës pedante të artistit të tatuazhit ShanRider dhe aplikacionit celular Skin Motion, i cili mund të ndihmojë në transformimin e valëve të tatuazhit ne tinguj.

Ky lloj tatuazhi pa dyshim është një hap i ri në fushën e artit të tatuazheve që sapo kanë hyrë në një dimension më të lartë./bonzo.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *