Liverpooli duhet të bëjë gjithçka në fuqinë e tyre për të nënshkruar me yllin e Leicester, Riyad Mahrez.
Lojtari yll i Jurgen Klopp, Philippe Coutinho u bashkua me Barcelonën në fillim të këtij muaji në një marrëveshje me vlerë 160 milionë funte dhe largimi i tij ka lënë një vrimë të hapur në sulmin e Reds.
Liverpooli është lidhur me një numër sulmuesish për të zëvendësuar brazilianin, duke përfshirë yllin e Monakos, Thomas Lemar dhe Manuel Lanzini të West Ham.
Një tjetër emër që është në listë është edhe ai i Mahrez, i cili ka shënuar nëntë gola për ekipin e Claude Puel deri më tani këtë sezon.
Dhe mediat angleze besojnë se algjeriani do të përshtatet në mënyrë të përkryer në Anfield./lexo.al/