Valbona Mema i kthehet Artiola Toskës: Nuk ke shpirt, s’të lejoj të më heqësh bukën e gojës

Valbona Mema i kthehet Artiola Toskës: Nuk ke shpirt, s’të lejoj të më heqësh bukën e gojës

E ftuar në emisionin “Një kat më lart”, Valbona Mema ka shprehur një shqetësim që e mundon prej kohësh, lidhur me Artiola Toskën e cila sipas Valbonës po e lufton.

E pyetur nga moderatori se cila është sipas saj artistja më e mirë e muzikës popullore, Valbona iu përgjigj: “Dua ta bëj publike dhe do ta ftoj që nëse ajo ka diçka me mua, të ma thotë, por jo të ndërhyjë në bukën e fëmijëve të mi. Unë punën e kam pasion, detyrim sepse më duhet të rris fëmijët e vetme”.

“Artiola Toska, një këngëtare shumë e mirë, me bagazh shumë të madh artistik, kudo që shkon ka shumë fansa, por kam frikë se nuk ka shpirt. Artiola Toska është duke më luftuar prej shumë vitesh dhe unë nuk kam hapur gojën. Herën e fundit, durimi im pati kufi sepse më ka ndërhyrë aty ku unë nuk duroj dot më, tek fëmijët e mi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *