Zaimina zbulon arsyen pse zgjodhi që vajzën ta quajë Khloe

Zaimina zbulon arsyen pse zgjodhi që vajzën ta quajë Khloe

Në festën “Baby shower”, të organizuar muajin e kaluar Zaimina zbuloi për herë të parë emrin e vajzës që do vijë në jetë të cilën ajo ka vendosur ta quaj Khloe. Por pse ka zgjedhur Zaimina këtë emër?

Në një intervistë për “Revista Who”, këngëtarja ka treguar se ky emër i ishte fiksuar prej vitesh dhe se kur kishte marrë vesh se bebi ishte vajzë ishte lumturuar shumë.

Por ka pasur edhe një arsye tjetër, Zaimina ka dashur që emri i vajzës të ngjajë me të babait Klodian – Khloe.

“Unë kam qenë e fiksuar në vite me këtë emër dhe kur mora vesh që gjinia e bebit ishte vajzë u lumturova shumë, se emrin e kisha gjetur. Ndoshta dhe nga Klodi, për të qenë një emër i ngjashëm me babin”, është shprehur Zaimina. /xing.al/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *