Mbërrin me një shekull vonesë kartolina e vitit 1917

Mbërrin me një shekull vonesë kartolina e vitit 1917

Një kartolinë e postuar nga një ushtar gjatë Luftës së Parë Botërore ka mbërritur më në fund në destinacion, vetëm se me pothuajse 100 vite vonesë, transmeton Bon Zo.

Kartolina u dërgua nga një ushtar i quajtur Ted, i cili po i shkruante mikeshës së tij Miss Tomkins në lidhje me një punë. Tomkins duket dëshironte të punësohej si shërbyese nga Sir William dhe Lady Gundry, pronarët e një shtëpie në North Lodge, dhe Tedi po përpiqej ta ndihmonte duke shkruar një lloj rekomandimi në favorin e saj.

Kartolina iu dorëzua më në fund drejtorit të shkollës “St John”, Andrew Tardios, bashkë me postën e përditshme. Godina e shkollës, dikur institut riedukimi, ngrihet mbi shtëpinë e dikurshme të çiftit të pasur.

Kur Tardios e kuptoi se nuk bëhej fjalë për një kartolinë normale, e pyeti postierin se nga vinte ajo. Por mori përgjigjen e thjeshtë se ishte pjesë e dorëzimit të përditshëm të letrave dhe se nuk dinte t’i thoshte asgjë më shumë.

Episodi e ka bërë aq kurioz drejtorin e shkollës, sa e shtyu t’i hyjë verifikimeve me shpresën se do të arrijë të bjerë në gjurmët e personit që e dërgoi e të mësojë se çfarë ndodhi me të./top-channel.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *