3 ushtrimet që forcojnë muskujt e shpinës dhe qetësojnë dhimbjet e shtyllës kurrizore

3 ushtrimet që forcojnë muskujt e shpinës dhe qetësojnë dhimbjet e shtyllës kurrizore

Të punuarit për një kohë të gjatë ulur dhe para kompjuterit, mbajtja e peshave të rënda, fjetja në pozicion të parehatshëm dhe faktori genetik janë disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në shfaqjen e dhimbjes së shpinës. Një dhimbje shumë e njohur dhe e përhapur në masë në të gjitha grupmoshat. Por, përpara se të vraponi tek farmacisti i lagjes për të marrë ndonjë xhel qetësues apo barna të tjera jo efektive, ju propozojmë të provoni teknikat e mëposhtme që ju ndihmojnë për të forcuar muskujt e shpinës dhe shmangur dhimbjet në të ardhmen.

Forcimi i shpinës dhe streçing i muskujve të pasëm dhe atyre abdominalë:

1-Shtrihuni me shpinë drejt dhe mblidhini këmbët para. Më pas shtrijini ato sa majtas-djathtas duke prekur dyshemenë, por pa e lëvizur pjesën e sipërme të trupit.

2-Qëndroni shtrirë mbështetur mbi kurriz dhe më pas kaloni këmbën e djathtë sipër të majtës duke lëvizur vetëm pjesën e poshtme të trupit. Të njëjtën gjë bëni edhe me këmbën tjetër si në figurën shoqëruese.

3-Bëni pozicionin e biçikletës në ajër. Ky shtrim do të tërheq muskujt e shpinës dhe do ju lirojë nga dhimbjet. Lëvizini këmbët në ajër sikur të ishit duke i dhënë biçikletës, por pa prekur në tokë.

/living.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *