Eva Murati: S’jam nusja e Jozefina Topallit, s’kam ende unazë

Eva Murati: S’jam nusja e Jozefina Topallit, s’kam ende unazë

Ajo është një nga moderatoret më bukuroshe në ekranet shqiptare, por përveçse punës që ajo bën, Eva Murati njihet edhe për lidhjen e saj me Genar Topallin, djalin e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, transmeton Bon Zo.

E ftuar në “Pasdite në Top Channel” ajo nuk mund t’i shpëtonte kësaj teme, megjithëse vetë Eva përpiqet ta mbajë sa më të fshehtë, ose të paktën të përflitet sa më pak, e siç e argumenton ajo, me të drejtë.

“Unë kam vendosur të mos flas më për këtë gjë. Është diskutuar aq shumë kjo temë, por unë nuk jam pjesë e atyre vajzave që frymëzojnë portalet me historitë e tyre të dashurisë. Unë po përpiqem shumë në këtë që bëj dhe nuk dua të bëhem e njohur për jetën private, por për aftësitë e mia …” – tha ajo.

Por teksa moderatorja Juli Krisafi e ka cilësuar si ‘nusja e Jozefina Topallit’, Eva Murati i është përgjigjur se nuk është nusja sepse ajo nuk ka një unazë në gisht./top-channel.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *