Kujdes! Mos abuzoni me dozën e përdorimit të këtij medikamenti, shkakton infelertilitet

Kujdes! Mos abuzoni me dozën e përdorimit të këtij medikamenti, shkakton infelertilitet

Ibuprofeni ka një ndikim negativ në testikujt e meshkujve ka zbuluar një studim i ri i publikuar  në“Proceedings of the National Academy of Sciences”. Nëse ata marrin ibuprofen në doza që zakonisht përdoren nga atletët, ata mund të zhvillojnë një gjendje hormonale që ul pjellorinë.

Ibuprofeni, një ilaç që lehtëson dhimbjet, shitet me dy markat kryesore Advil dhe Motrin. Studimi i ri është vazhdim i kërkimeve shkencore që kanë nisur me gratë shtatzëna, shpjegon Bernard Jégou, bashkautor dhe drejtues i Institutit të Kërkimeve në Shëndetin në Punë dhe Mjedisor në Francë. Jégou dhe një ekip shkencëtarësh nga Franca dhe Danimarka kanë hulumtuar mbi efektet shëndetësore të përdorimit të 3 ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve, aspirina, acetaminofen (njohur ndryshe si paracatamol) dhe ibuprofen, te gratë shtatzëna.

Eksperimentet e tyre të para, të publikuara në disa dokumente, treguan se nëse merren gjatë shtatzënisë, të tria këto ilaçe ndikojnë në testikujt e bebeve të gjinisë mashkullore. Testikujt dhe testosteroni Testikujt nuk prodhojnë vetëm spermë, ata sekretojnë gjithashtu edhe testosteron, hormoni kryesor i seksit mashkull. Të tria këto ilaçe janë “anti-andorgjenike”, që do të thotë se përçajnë hormonet mashkullore, shpjegon David M. Kristensen, bashkautor dhe drejtues i Departamentit të Neurologjisë në Spitalin Universitar të Kopenhagut. Këto 3 ilaçe madje rrisin rrezikun që bebet e seksit mashkull të lindin me defekte kongjenitale, thekson ai. Ekspertët rekomandojnë gratë shtatzëna që të konsultohen gjithmonë me mjekun para se të përdorin ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve.

//shendeti.com.al//

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *