Largohet NEWBORN në Prishtinë

Largohet NEWBORN në Prishtinë

Ideatori i monumentit të pavarësisë “NewBorn”, Fisnik Ismaili ka treguar se ky monument do të largohet për disa ditë nga vendi ku është vendosur që po thuajse 10 vjet, afër Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka bërë një shpjegim mbi largimin e monumentit, duke thënë se po largohet për pastrim dhe  ngjyrosje.

“NEWBORN sivjet po e merr trajtimin që e ka meritue edhe e ka pritë tash 10 vjet. Po e çojmë me i gërrye ngjyrat, ndryshkun edhe papastërtinë që e ka mbledhë ndër vite. Kthehet qeto ditë edhe më i bukur, me pamje të re, që tashmë është bë traditë”, ka shkrur Ismaili.

Pikërisht në prag të 10 vjetorit të pavarësisë NewBorn do të marr pamje të re./bonzo.info/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *