Metodë e re për kurimin e kancerit, i shpëtohet jeta 4-vjeçarit

Metodë e re për kurimin e kancerit, i shpëtohet jeta 4-vjeçarit

Një fëmijë 4- vjeçar i cili vuante nga Luçemia akute ka arritur të shërhohet falë një terapie të re të zhvilluar nga studiuesit në Spitalin “Bambino Jesu” në Romë.

 4- vjeçari është fëmija i parë i cili është arritur të shërohet nga kjo metodë e re në Itali. Një muaj pas procedurës, mediat italiane bëjnë të ditur se fëmija gëzon shëndet të plotë dhe në trupin e tij nuk ka më shenja të leuçemisë.

Kjo mënyrë e re e  luftimi të sëmundjes konsiston në manipulimin gjenetik të qelizave të sistemit imunitar, për t’u mundësuar atyre të njohin dhe të sulmojnë kancerin.

Studiuesit të cilët kanë krijuar këtë metodë të re për kurimin  e kancerit janë shprehur se kjo është një qasje inovative për trajtimin e kancerit  dhe një pikë referimi në fushën e mjekësisë së personalizuar.

Teknika e manipulimit të qelizave imunitare të pacientit është pjesë e të ashtuquajturit terapinë e gjeneve ose imunoterapisë, një nga strategjitë më inovative dhe premtuese në kërkimin e kancerit. /zeri.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *