Zbulohet dhurata “e sikletshme” që Melanie Trump i bëri Michelle Obama-s në Shtëpinë e Bardhë. Ja çfarë ishte..

Zbulohet dhurata “e sikletshme” që Melanie Trump i bëri Michelle Obama-s në Shtëpinë e Bardhë. Ja çfarë ishte..

Ish zonja e Parë Michelle Obama ka qenë e ftuar në “The Ellen Show” për herë të parë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Rikujtojmë se kur Donald dhe Melanie Trump shkuan në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë,kjo e fundit i ka dhënë Michelle një dhuratë. Kjo dhuratë u përfol shumë dhe deri  më sot nuk ishte zbuluar ç’kishte në të. Por sot ajo ka treguar se Zonja e Parë Melanie i kishte dhuruar një kornizë fotografish.

“Ka qenë një kornizë e bukur”- ka thënë dhe më tej ajo ka shpjeguar situatën e sikletshme që u ndodhën kur Melanie i dha dhuratën.

“Ka shumë protokoll. Është një vizitë shtetërore ku ata të thonë çfarë do bësh, si do qëndrosh e nuk flitet për të marrë një dhuratë. Unë ngela si e ngrirë, çfarë duhet të bëja me këtë dhuratë?

Askush nuk erdhi të ma merrte kutinë nga dora, por burri im më shpëtoi. Obama e mori kutinë dhe e çoi brenda”.- ka thënë Michelle Obama

Kjo dhuratë u diskutua shumë pasi nuk dihej çfarë kishte brenda, por Michelle Obama sapo na i zbuloi./Blitz.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *