Venecias i dalin “të palarat”. Thahen kanalet e qytetit, gondolat mbesin në baltë

Venecias i dalin “të palarat”. Thahen kanalet e qytetit, gondolat mbesin në baltë

Ditët e fundit të janarit, Parisi u bë si Venecia për shkak të reshjeve të mëdha të shiut e dëborës, që vunë nën pushtetin e ujit rrugët dhe sheshet e kryeqytetit francez.

Por, në fillim të këtij muaji, vetë Venecia u bë si Parisi. Deti u tërhoq dhe kanalet e famshme ujore u thanë, duke lënë pas vetëm gondolat e parkuara në fund të tyre.

Kjo ishte pasoja e “Super Hënës Blu”, e ndihmuar edhe nga moti i thatë që ka shoqëruar këtë dimër qytetin e famshëm italian.

Kjo është hera e tretë radhazi që ndodh një fenomen i tillë. Ndryshe nga dy vitet e mëparshme, këtë herë tërheqja e ujit ishte edhe më masive./top-channel.tv/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *