Konkurs për ndarjen e çmimeve për gazetarët që shkruajnë për të “padukshmit”

Konkurs për ndarjen e çmimeve për gazetarët që shkruajnë për të “padukshmit”

Platforma Maqedonase kundër varfërisë  (MAPP) shpall konkurs për ndarje të  çmimeve për gazetarët që shkruajnë për të “padukshmit”.

Ky është çmimi për gazetari  për gazetarët që shkruajnë për çështjet sociale që lidhen me varfërinë dhe përjashtimin social, dhe kështu të ju japin zë njerëzive që rrallë kanë mundësi të flasin publikisht në lidhje me problemet e tyre dhe pothuajse janë shoqërisht të padukshëm.

Çfarë e bën këtë projekt të veçantë është përbërja e jurisë, pra roli i anëtarëve të jurisë do të jetë ekskluzivisht për njerëzit që kanë përvojë me jetën në varfëri.

Çmimet kanë për qëllim promovimin e gazetarisë që mbulon shumë aspekte të varfërisë dhe përjashtimit social, që respekton qytetarët dhe janë të vëmendshëm për dinjitetin e tyre dhe mbështetjen e shprehur për gazetarët që ju japin dukshmërinë dhe zë qytetarëve të cilët normalisht nuk shihen dhe dëgjohen. Qëllimi përfundimtar është shpërblimi i gazetarëve të angazhuar socialisht, të cilët janë të kujdesshëm që të mos krijojnë stereotipa.

Më shumë informacione mund të gjeni këtu. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *