Kate Middlton thirrje për mbështetje për fëmijët me aftësi ndryshe

Kate Middlton thirrje për mbështetje për fëmijët me aftësi ndryshe

Kate Middlton është personazhi më i famshëm që dëshiron të flasë më shumë nëpërmjet veprave sesa fjalëve.

Gjatë këtyre tetë viteve si bashkëshortja e Princit William, Kate është shfaqur rrallë në intervista televizive, ndoshta sepse kështu e parashikon protokolli i Pallatit Mretëror ose ndoshta kështu e ka zgjedhur vetë Dukesha. Kjo ende nuk është zbuluar.

Në gjithë këto vite Kate dhe bashkëshorti i saj janë fokusuar tek një çështje mjaft sensitive, siç është shëndeti mendor.

Lidhur me këtë Kate ka dhënë një intervistë për fushatën e organizatës së bamirësisë Place2Be ku ka bërë thirrje që të gjithë të ofrojnë mbështetjen e tyre lidhur me nevojat që ka kjo kategori: “Fëmijëria është një moment shumë i rëndësishëm në jetët tona. Eshtë koha kur eksplorojmë peronalitetet tona, zbulojmë potencialin që jeton brenda nesh dhe mësojmë si të jemi vetvetja. Disa fëmijë përballen me sfida më të rënda e të vështira se të tjerët, por besoj me gjithë zemër që edhe pse nuk i ndryshojmë dot rrethanat mund ti japim mbështetjen tonë të plotë çdo fëmije që të përmbushë potencialin e tij”.

Kujtojmë që pak ditë më parë Dukesha ka prerë flokët e saj 17 cm dhe i ka dhuruar ato për krijimin e parukeve për fëmijët që vuajnë nga kanceri./top-channel.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *