Historia e dashurisë së princit Harry dhe Meghan Markle është një frymëzim për një film romantik.
“Harry & Meghan: Historia e Dashurisë Mbretërore” do të ndjekë marrëdhënien e princit britanik me aktoren e mëparshme, që nga momenti që takuan përmes një miku të përbashkët, deri tek fejesa.
Aktorja Paris Fitz-Henley do të jetë në rolin e Meganit, ndërsa Harry do të luhet nga Murray Fraser.
Megan dhe Harry u takuan në qershor të 2016, dhe u fejuan në nëntor të vitit të kaluar. “Unë u dashurova me Meganu tepër shpejt. Të gjitha yjet u renditën, gjithçka ishte e përsosur. Kjo grua e bukur sapo u pengua dhe ra në jetën time dhe unë rashë në të, “tha Harry.
Pritet që televizioni amerikan “Lifetime” së pari të shfaqë filmin në pranverë pas martesës së çiftit mbretëror, të planifikuar për në 19 maj. “Lifetime” incizoni një film për historinë e dashurisë së Princi William dhe Dukeshën Kate./bonzo.info/