Ka patur aludime të ndrshmepër emrin që Kylie Jenner do ti vendoste vajzës së saj, por mesa duket ajo ka vendosur ta zbulojë këtë gjë nëpërmjet një postimit në Instagram. Kylie ka publikuar një foto të dorës së vogëlushes e përbri shkruan: Stormi.
Ajo nuk ka dhënë më tepër detaje por revistat e huaja kanë shkruajtur se “Stormi” do të thotë të jesh shpirt i lirë e të kesh zemër të madhe.
Emri i vogëlushes ishte një surprizë, por ne ende nuk kemi zbuluar dhuratat që familja e saj i bëri ditën e lindjes. Edhe këtë gjë 21 vjeçarja e ka zbuluar vetë nëpërmjet postimeve në Snapchat.
Mes shumë lulesh të bëra dhuratë, buqeta e Kim dhe Kanye ishte më e veçanta. Ata i kishin dërguar një buqetë të madhe me trëndafila të bardhë të kuq dhe rozë, të rrethuar me rreshta me lule.
Gjithashtu Kim i ka shkruajtur një kartolinë: “Mami Kylie, ju ja dolët. Unë jam shumë krenare për gruan që je bërë dhe e di se do të jesh në mama e mirë për vogëlushen tënde. Vajzat tona kanë vetëm 2 javë diferencë dhe mezi po pres që të jenë shoqe të ngushta. Jam shumë krenare për ty, jetoje jetën siç dëshiron, tashmë je një nënë. Të dua”.
Ndërkohë Kylie ka treguar paksa edhe kartolinën e Kourtney e cila i shkruan: “Ëngjëlli im i bukur mirëse erdhe në botë. Ke shumë kushurinj që presin të luajnë me ty. Të dua, teze Kourtney./Blitz.al/