Qytetarët besojnë se anëtarësimi në BE do të përmirësojë demokracinë dhe ekonominë në Maqedoni

Qytetarët besojnë se anëtarësimi në BE do të përmirësojë demokracinë dhe ekonominë në Maqedoni

Instituti i Politikave Evropiane – Shkup paraqiti të dhënat nga pikëpamjet e qytetarëve të mbledhura nga Deliberative Poll ® “Qytetarët pyesin: Si dhe pse në BE”, e cila u përqëndrua në përfitimet dhe sfidat e pranimit të Maqedonisë në BE.

Disa nga temat e përfshira në sondazhin deliberativ përfshijnë pikëpamjet e përgjithshme mbi BE-në, përfitimet demokratike dhe ekonomike dhe sfidat nga anëtarësimi, si dhe pikëpamjet e qytetarëve për çështjen e emrit.

Më poshtë janë perceptimet e qytetarëve për Bashkimin Evropian dhe reformat e nevojshme. Pjesa tjetër e të dhënave mund të gjendet në raportin e shkurtër.

Konkluzione 

Ndryshimi në perceptimet e qytetarëve pas debatit kombëtar të BE-së është i dukshëm. Shumë qytetarë konsiderojnë se anëtarësimi i vendit në BE është shumë i rëndësishëm, veçanërisht në fushat e reformave demokratike dhe ekonomike. Nga ana tjetër, një numër shumë i vogël qytetarësh mendojnë se Maqedonia përmbush kriteret demokratike për t’u bashkuar me BE.
Një numër i madh i tyre janë për reforma urgjente në fushat e sundimit të ligjit, gjyqësorit, administratës dhe medias.

Emri është një çështje e djegur që ndikon seriozisht perceptimet e BE-së. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm qytetarësh do të pranonin ndryshimin e emrit kushtetues të vendit nëse garantohet gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas.

Më shumë informacione mbi metodologjinë e anketës mund të shihni këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *