Edhe pse njoftoi se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetsore dhe mjeku i kishte rekomanduar që të mos këndonte në premierën e filmit “Fifty Shades Freed”, Rita Ora duket se ka vendosur që ti kalojë të gjitha e të marrë pjesë.
E veshur me të bardha, flokët e lidhura pas dhe një make up të lehtë, këngëtarja shqiptare, Rita Ora, dukej e mahnitshme gjatë parakalimit në tapetin e kuq.
Në rrjetin social Instagram Rita ka publikuar sekuenca të shkurtra nga premiera e filmit “Fifty Shades Freed”, i cili u mbajt në Paris./top-channel.tv/