Fshati i jetëgjatëve; Rekordi në Sardenja, arrin 110 vjeç

Fshati i jetëgjatëve; Rekordi në Sardenja, arrin 110 vjeç

Antonio Todde ishte njeriu i parë në botë që u dokumentua se jetoi deri në 110, dhe ai banonte në Tiana, një fshat në ishullin italian të Sardenjës.

 Lindi në vitet 1800 e vdiq në 2002-shin. “Jeta e tij u shtri tre shekuj!” thotë i biri, Tonino, 84 vjeç, i cili gjithashtu shpreson të arrijë të 100-tat.

Tiana është vetëm një fshat brenda një rajoni të jashtëzakonshëm në të cilin përqindja e mbi njëqind-vjeçarëve është tre herë më e lartë se në pjesën tjetër të Sardenjës – dhe mbarë territorin e Italisë.

Edhe pse genet e mira, dieta dhe stërvitja shpesh citohen si vendimtare për të jetuar një jetë të gjatë – kërkimet në këtë rajon të Mesdheut tregojnë se ndërveprimi shoqëror mund të jetë po aq i rëndësishëm.

Studimet e kryera atje lënë të kuptohet se kujdesi dhe vëmendja nga anëtarët e familjes apo përfshirja e ngushtë në aktivitetet e komunitetit ndihmojnë në ruajtjen e një gjendjeje të shëndoshë mendore, e cila është kritike për mirëqenien e përgjithshme.

Në fillim të viteve 2000, demografi dhe mjeku Dr. Giovanni Pes zbuloi ritme shumë të ulëta vdekshmërie dhe një jetëgjatësi të lartë mes disa fshatrave në Sardenjën qendrore.

Ai e etiketonte rajonin si “zonë blu”, një term i përdorur tani për t’iu referuar çdo zone me jetëgjatë të lartë të popullatës. Pesë janë identifikuar si te tilla deri ani, duke përfshirë Nicoya, ne Kosta Rika dhe Ikarian ne Greqi./top-channel.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *