Krijuesit e serialit të famshëm “Game Of Thrones” pritet të realizojnë një seri filmash për “Star Wars”.
David Benioff dhe DB Weiss do të fillojnë punën me “Star Wars” pas përfundimit të serialit “Game Of Thrones” në vitin 2019.
Kjo është bërë e ditur nga kompania “Lucasfilm”.
Detajet rreth këtij projekti ende nuk janë bërë të ditura mirëpo do të zhvillohet një histori tjetër nga seritë aktuale.
/BotaSot/