Menjëherë pas përfundimit të emisioneve që Marina dhe Luana Vjollca prezantuan në televizione të ndryshme, motrat e njohura kanë përfituar për tu shkëputur nga Tirana.
Destinacioni i tyre ka qenë një vend me borë, të cilin ato fillimisht nuk e treguan se ku ishte.
Megjithatë këtë pak orë më vonë e ka zbuluar Luana e cila ka postuar pak më parë një video ku filmon veten dhe Marinën.
Në videon e Luanës lokacioni tregon fshatin St.Moritz në Zvicër, një destinacion i preferuar për VIP-at, shkruan opinion.
/BotaSot/