Kompania neozelandeze “Perpetual Guardian” po përpiqet t’u ofrojë punonjësve të saj një ekuilibër sa më të mirë të punës me jetën private. Për këtë arsye ka vendosur t’u paguajë 4 ditë pune, si të ishin 5.
Ditët e punës do të shkurtohen, por orët jo. Ato do të vazhdojnë të mbeten 8. Kjo do të thotë se punonjësit do të kenë të lirë fundjavën dhe një ditë në javë, duke e mbyllur punën të enjten.
Vartësit e Barnes kanë mbetur pa fjalë nga vendimi i bosit të tyre, e disa thonë se një lëvizje e tillë mund t’iu ndryshojë jetën.
Gjermania mban vendin e parë në botë për numrin e ulët të orëve të punës në vit. Pas saj vijnë Danimarka, Norvegjia e Holanda, ndërsa Meksika e Kosta Rika janë ato që i mundojnë punonjësit më shumë./top-channel.tv/