Dy shqiptarë magjepsin Dubain, spektakël në ‘Vertical Tower’

Dy shqiptarë magjepsin Dubain, spektakël në ‘Vertical Tower’

Dy shqiptarët, Rinor Komoni dhe Haki Doku, kanë marrë pjesë në aktivitetin ndërkombëtar ‘Vertikal Tower’ në kullën 64 katëshe në Dubait, Rinor duke u ngjitur me kohën 20 minuta, ndërsa Haki në zbritje me karrocë në kohën 45 minuta, aktivitet shumë i dobishëm si në nivelin e lartë profesional agonistik, por edhe në nivelin social kulturor.

Këta dy atletë shqiptarë do të marrin sërish pjesë në një garë tjetër.

Rinor Komoni, lindur në Prishtinë, rezident në Durrës i punësuar në Abu Dhabi. Me profesion arkitekt dhe pasion sporte ekstreme alpinizëm, kosovari është ngjitur në lartësinë e Pyramid Vincent në MonteRosa 4215m dhe Kilimanjaro 5895m.

Haki Doku, lindur në Krujë, banues në Milano. Sportist paraolimpik, Doku ka prezantuar Shqipërinë për herë të parë në lojërat paraolimpike në Londër 2012, gjithashtu 3 rekorde guinness.

 

/shqiptarja.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *