Ju pëlqen dikush dhe nuk e dini nëse është single? Ja si mund ta zbuloni sipas shenjës së horoskopit

Ju pëlqen dikush dhe nuk e dini nëse është single? Ja si mund ta zbuloni sipas shenjës së horoskopit

Flutura në stomak, orë pa gjumë në pritje të një mesazhi apo telefonate, përkëdhelje dhe fjalë të ëmbla? Ok, zgjohuni nga ëndrra , ishte thjesht një nga skenarët e filmave romantikë që po shihni së fundmi. Tashmë jeni single dhe ju pret një fazë e re në jetën, e cila ndryshe nga ç’mund të presupozoni mund të sjellë surpriza shumë të bukura. Po si e përjetojnë shenjat e horoskopit beqarinë?

Peshorja: Një ndër frikërat më të mëdha të Peshores është vetmia, kjo është arsyeja përse të qenët single është aq e vështirë për të. Nuk i pëlqen aspak të zgjohet në mëngjes dhe të kuptojë që jeta e saj ka ndyshuar dhe tani duhet të bëjë gjithçka nga e para vetëm.

Akrepi: Shenja më misterioze e horoskopit, Akrepi i ka idetë shumë të qarta kur bëhet fjalë për të gjetur partnerin e duhur. Kjo është edhe arsyeja përse marrëdhëniet e tij janë të konsoliduara dhe zgjasin gjatë në kohë. Mirëpo një Akrep single është po aq i lumtur sikundër kur është në një lidhje dashurie. I pëlqen të njohë më mirë veten gjatë kësaj periudhe.

Shigjetari: Si mund të ndodhte ndryshe për shenjën më bredharake të zodiakut? Je single = më shumë udhëtime dhe mundësi për të eksploruar veten dhe botën.

Bricjapi: Bricjapi është shenja më me këmbë në tokë dhe më e organizuar e zodiakut, prandaj ka gjithmonë një plan B kur gjërat nuk shkojnë mirë. Kush nuk ka fat në dashuri, ka fat në karrierë do të thonte një Bricjap. Për të , periudha si beqar është periudha ku japin më të mirën e tyre në studime dhe në karrierë.

Ujori: Për Ujorin, pavarësia është e shenjtë. I pëlqen ta shfrytëzojë atë në maksimum dhe shpeshherë e shikon si një trampolinë nga ku mund të mësojë më shumë rreth vetes. Nuk shqetësohen aspak nëse në jetën e tyre mungon për një kohë të gjatë ose jo partneri dhe e shikojnë këtë gjë si diçka normale.

Peshqit: Më ëndërrimtarët e horoskopit, Peshqit i përjetojnë intensivisht lidhjet në çift. Përfshihen shumë emocionalisht dhe u pëlqen të bësojnë që historia e tyre do të ketë ‘’fund të lumtur’’, por kur zhgënjehen dërgojnë gjithçka në djall. Nuk është e lehtë të pranojnë që janë single dhe e vuajnë shumë këtë gjë.

/living.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *