Bie dera e avionit gjatë fluturimit, pasagjerët përjetojnë momentin më të vështirë në bord

Bie dera e avionit gjatë fluturimit, pasagjerët përjetojnë momentin më të vështirë në bord

Frika mes pasagjerëve të një avioni të kompanisë Dana Air në gjatë uljes në aeroportin e Lagos, Nigeri ka bërë që kjo ndodhi të përhapet shpejtë në media. Papritmas dera e daljes emergjente u shkëput dhe u rrëzua brenda aeroplanit, duke rrezikuar edhe të godiste një nga pasagjerët.
Në bord është krijuar mjaft panik edhe pse stafi i linjës ajrore është munduar të veprojë.  Pas momentit të parë të trembjes, shumë prej pasagjerëve kanë xhiruar me telefonat e tyre atë që kishte ndodhur duke i shpërndarë më pas pamjet në rrjete sociale.

Fatmirësisht ky incident nuk pati pasoja negative duke qenë se avioni ishte duke u ulur e ka prekur tokën para se diçka e pakëndshme të ndodhte. /Blitz.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *