Konkurs për realizim të storieve hulumtuese

Konkurs për realizim të storieve hulumtuese

Shoqata “ Qendra për zhvillim të mediave të bashkësive MEDIUM” nga Gostivari, në partneritet me “Institutin ballkanik për bashkëpunim rajonal” nga Tetova, në kuadër të projektit “ Media të reja për sfida të vjetra” shpall: konkurs për realizim të storieve hulumtuese.
Me këtë konkurs iu bëhet ftesë gazetarëve të mediave të ndryshme që të ofrojnë propozim-tema për përgatitjen e storieve hulumtuese me fokus në mënyrën, rastet dhe motivet e manipulimit, si dhe sfidat me të cilat përballen redaktorët dhe gazetarët e web portaleve, duke përfshirë në bazë të projektit rajonin e Pollogut, të Shkupit, rajonin jugperëndimor dhe verilindor.
Për më shumë informacione dhe aplikime klikoni këtu.
/bonzo.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *