UNDP është krahu i zhvillimit të sistemit të Kombeve të Bashkuara, me zyra në 180 vende. Globalisht organizata punëson 17,000 njerëz dhe menaxhon një buxhet prej 5 miliardë dollarësh çdo vit. Zyra e UNDP-së në Shkup ka ekip prej 65 të punësuar, te cilet aktualisht menaxhojne një portofol projektesh për mbrojtjen e mjedisit, qeverisjen e mirë dhe përfshirjen sociale me vlerë 15 milionë dollarë në vit.
Gjatë dy dekadave të fundit, zyra e UNDP-së në Shkup ka qenë një ofrues aktiv i këshillave teknike dhe zbatimit të programit në fushat e qeverisjes demokratike, me theks në decentralizimin, zhvillimin lokal dhe përfshirjen sociale, duke reflektuar prioritetet e shprehura nga partnerët tanë kombëtarë. Në vitet e fundit, këto përpjekje janë orientuar rreth asistencës që vendi të përmbushë standardet e kërkuara për anëtarësimin në BE. Qëllimi ynë është të mbështesim krijimin dhe funksionimin e qetë të institucioneve qeverisëse efikase, të përgjegjshme, transparente dhe të përgjegjshme në të gjitha nivelet.
Për të mbështetur një zgjerim të konsiderueshëm në programim, UNDP aktualisht është duke kërkuar të punësojë së paku dy (dhe ndoshta më shumë) menaxherë / specialistë projekti me njohuri dhe ekspertizë të testuar në fushat e qeverisjes lokale, zhvillimit lokal dhe rajonal dhe decentralizimit. Këta menaxherë / specialistë të projektit do të menaxhojnë dhe / ose ofrojnë mbështetje në zbatimin e projekteve që synojnë përmirësimin e qeverisjes komunale; kompletimin e procesit të decentralizimit; dhe adresimin e pabarazive rajonale.
Pozicionet e hapura janë në nivelet e SB 4 dhe SB 5, me oferta specifike që varen nga aftësitë dhe përvoja e kandidatëve të përzgjedhur pas intervistave. Punësimi fillimisht do të jetë për një periudhë një vjeçare, me mundësi rinovimi në baza vjetore për jetëgjatësinë e projektit (deri në katër vjet).
Më shumë informacione mund të gjeni këtu.