Aktori i njohur Morgan Freeman “tërbon” serbët me dokumentarin e tij

Aktori i njohur Morgan Freeman “tërbon” serbët me dokumentarin e tij

Aktori i njohur i Hollivudit, Morgan Freeman, është në qendër të një debati të rihapur për konfliktet ballkanike.

Dokumentari i Freeman, “Historia e ne të gjithëve”, ka shkaktuar zemërim në botën sllave, pasi shihet si portretizim i njëanshëm i luftërave në ish-Jugosllavi.

Serbët janë fajtorë për luftën në ish-Jugosllavi, gjenocidin dhe spastrimin etnik”, shprehet Freeman në dokumentar.

Një grup serbësh kanë në plan të ngrenë një padi ndaj aktorit në lidhje me mbulimin e masakrës së Srebrenicës gjatë luftës në Bosnje në vitet 1992-1995, e paraqitur në dokumentarin e “National Geographic Channel”.

Morgan Freeman është vetëm një gur i vogël në mozaikun e narrativës serbo dhe rusofobe që po shpërndahet nga mediat dhe elita në Perëndim”, thotë redaktorja për çështjet e jashtme në revistën “Chronicles”, Srdja Trifkovic.

Ajo e cilëson dokumentarin një karikaturë groteske të luftës në ish-Jugosllavi.

Konflikti ka qenë trepalësh: serbë, kroatë dhe myslimanë.

Të tre palët kanë vuajtur pak a shumë njësoj.

Ka një përpjekje për t’i portretizuar myslimanët si viktima të pafajshme.

Kjo bëhet për qëllime politike, për të justifikuar vendosjen e Perëndimit, dhe në mënyrë të veçantë SHBA-ve dhe NATO-s në krahun e myslimanëve”, thotë ajo.

Në filmin dokumentar të “National Geographic Channel”, Morgan Freeman shfaqet ndërsa bisedon me gazetarin e njohur të televizionit boshnjak, Senad Hadzifejzoviç dhe djalin e tij, në lidhje me konfliktin e viteve 1990 në Bosnje dhe Herzegovinë. /gazetatema.net/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *