​Kina dhe Azia Juglindore festojnë Vitin e Ri Hënor

​Kina dhe Azia Juglindore festojnë Vitin e Ri Hënor

Kina dhe Azia Juglindore shënojnë sot Vitin e Ri Hënor, një festë që përfshin koncerte në sheshet dhe rrugët e qyteteve dhe darka familjare.

Kina dhe Azia Juglindore shënojnë sot Vitin e Ri Hënor, një festë që përfshin koncerte në sheshet dhe rrugët e qyteteve dhe darka familjare.

Banorët e qyteteve të mëdha kineze, duke përfshirë Pekinin dhe Shangain, kanë planifikuar të kalojnë një festë më të qetë krahasuar me atë të vitit të kaluar, pasi autoritetet vendosën të ndalojnë përdorimin e fishekzjarreve mes shqetësimeve për  ndotjen dhe sigurinë në vend.

Sipas traditës kineze, fishekzjarret ndihmojnë për të trembur përbindëshin e vitit të kaluar, “guonian”, dhe për të sjellë fat gjatë vitit të ri.  Vendimi për ndalimin e përdorimit të tyre nuk u mirëprit nga një pjesë e kinezëve.

“Shumë banorë të Pekinit, sidomos mosha e tretë,  e kanë kundërshtuar këtë vendim”,  tha Ma, një sipërmarrës 37-vjeçar, duke shtuar se vjehrri i tij po mendonte t’i ndizte fishekzjarret në fshehtësi për të parë nëse do të merreshin masa të rrepta për shkelje të këtij vendimi.

Megjithatë, pasditja e sotme, në qendër të Pekinit ishte krejtësisht e qetë, ndryshe nga vitet e mëparshme, kur fishekzjarrët dëgjoheshin ditë e natë gjatë gjithë javës.

Burimi: /GazetaBlic/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *