Rikthehet Kylie Jenner në rrjetet sociale

Rikthehet Kylie Jenner në rrjetet sociale

Disa muaj pasi u “zhduk” nga rrjetet sociale, Kylie Jenner publikoi disa javë më parë një video ku rrëfente se vajza e saj, Stormi, kishte ardhur në jetë.

Pas lindjes së vajzës Kylie Jenner është fotografuar nga paparacët gjatë shëtitjeve të saj, por postime në rrjetet e saj sociale ajo nuk kishte bërë.

Dhe duket se pritjes së fansave për të parë Kylie Jenner aktive në rrjetet sociale i erdhi fundi.

Bukuroshja zgjodhi ditën e Shën Valentinit për të publikuar një foto të saj, pa praninë e partnerit, ku shfaqet shumë në formë.

E veshur me pantallona të shkurtra, bluzë të zezë dhe çizme me taka, Kyliee Jenner u ka uruar fansave të saj Shën Valentin të lumtur./top-channel.tv/

vday 🖤♥️

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *